Presidentja Osmani paralajmëron takim gjatë këtij muaji mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

12:44 | 04 Korrik 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë këtij muaj mund të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Në konferencën e përbashkët me homologun e saj slloven, Borut Pahor, presidentja ndër të tjera shtoi se Kosova ka treguar se është konstruktive në dialogun me Serbinë.

“Shumë shpejt, besoj gjatë korrikut do të ketë një takim edhe në nivel liderësh. Procesi ka vijuar dhe ka qenë shumë dinamik, por Kosova ka treguar se është konstruktive”, tha ajo.

Ndryshe, Osmani po qëndron në Slloveni për vizitë zyrtare ku gjatë mëngjesit të sotëm, është pritur me ceremoni shtetërore nga Pahor.

Komento: