Presidentja Osmani përkujton dëshmorët në Rogovë të Hasit: I përjetshëm kujtimi për ta

17:16 | 29 Janar 2023

Osmani përkujton dëshmorët në Rogovë të Hasit: I përjetshëm kujtimi për ta.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit.

Ajo duke përkujtuar dëshmorët e rënë në këtë zonë, është shprehur se ata me heroizmin e qëndresën e tyre i përforcuan themelet e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

“Sot, në 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, i përkujtojmë dëshmorët e rënë në këtë zonë, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe martirët e rënë si qytetarë të paarmatosur, të cilët makineria vrasëse serbe nuk i kurseu”.

“Me heroizmin e qëndresën e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës. Ne do t’u jemi mirënjohës përjetë e do t’i përkulemi gjithmonë heroizmit të tyre. I përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar Osmani.

Komento: