Presidentja Osmani takoi kongresistin republikan Mike Lawler

11:38 | 13 Dhjetor 2024
presidentja-osmani-takoi-kongresistin-republikan-mike-lawler

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me kongresistin republikan Mike Lawler.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Pas një bisede në New York disa muaj më parë, me kongresistin republikan Mike Lawler u takuam këtë herë në Washington, D.C., për të parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

 

 

E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe shpreha mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në avancimin e synimeve tona strategjike të përbashkëta.

Komento: