Presidentja Osmani takon ambasadorët e QUINT-it, flasin për dialogun Kosovë – Serbi

18:24 | 31 Mars 2023

Osmani takon ambasadorët e QUINT-it, flasin për dialogun Kosovë – Serbi.

Vjosa Osmani bashke me ambasadoret e QUINT-it

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e ShBA-së në OSBE, Michael Carpenter, bashkë me ambasadorët e QUINT-it.

Osmani bëri të ditur se ndër të tjera me ta kanë folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, transmeton KlanKosova.

“Diskutuam zhvillimet në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë”, shkroi Osmani.

Tutje, Osmani e falënderoi Carpenter për ftesën për t’u takuar me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Komento: