Presidentja takohet me Leyen në Bruksel, i kërkon domosdoshmërisht heqjen e masave ndaj Kosovës

19:48 | 13 Dhjetor 2023
presidentja-takohet-me-leyen-ne-bruksel,-i-kerkon-domosdoshmerisht-heqjen-e-masave-ndaj-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sonte në Bruksel edhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Osmani shkruan në platformën X, që i ka ritheksuar Leyenit, domosdoshmërinë e heqjes së masave aktuale të BE-së, ndaj Kosovës.

”Një diskutim thelbësor me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, në Bruksel. Theksova rëndësinë e mbështetjes së Komisionit për Kosovën dhe domosdoshmërinë që masat aktuale të hiqen. Ne mirëpresim Planin e ri të Rritjes, për të cilin Kosova, ka propozuar reforma konkrete”.

Komento: