Prime i mbrëmshëm ‘skandal’, dalin pamjet që u hoqën nga transmetimi

19:05 | 16 Prill 2023

Prime i mbrëmshëm i BBVA ‘skandal’, dalin pamjet që u hoqën nga transmetimi.

Disa pamje po bëhen virale ditën e sotme, ku shihen dy banoret e shtëpisë së ‘Big Brother’ Dea dhe Jori.

Ajo çfarë në pamje të parë duket shumë qesharake, në fakt është më shumë një formë tallje e Jorit me Dean.

Pasi në një moment kur gjatë spektaklit po jepnin reklamat, Dea ishte e shtrirë ndonëse me fustanin me pala veshur, dukej shumë rehat gjë që mesa duket Jori e ka përdorur në formë tallëse kur e ka imituar mënyrën se si Dea po qëndronte.

Gjë e cila ka shkaktuar të qeshura me banorët që Jori kishte afër siç ishte Qetsori.

Nuk e dimë nëse Dea do të ishte e lumtur dhe a do qeshte me imitimin e Jorit por ajo që ngelet për tu thënë që të dyja vajzat janë shumë simpatike dhe pozitive.

Komento: