Prin kryeqyteti, rastet e fundit me koronavirus janë nga këto komuna

15:10 | 28 Shtator 2020

Janë konfirmuar 48 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 48 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

Ndërkaq, sot janë shëruar edhe142 pacietë të tjerë dhe 3 të prekur kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: