Princi saudit ndërton mega-qytetin me shi dhe hënë artificiale – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Princi saudit ndërton mega-qytetin me shi dhe hënë artificiale

13:20 | 05 Gusht 2019

Mund t’iu duket ëndërr, por po bëhet realitet.

Derisa po udhëtonte me helikopterin e tij, princi saudit Muhammad bin Salman kishte zbritur në një lokacion të mrekullueshëm në afërsi të detit në veriperëndim të Arabisë Saudite dhe nga dashuria e madhe që e ndjeu për atë vend, vendosi ta ndërtojë qytetin e të ardhmes që deri më sot nuk e ka parë bota.

Ky qytet synon ta lë në “hije” Luginën e Silikonit sa i përket arritjeve teknologjike, kurse mëton të jetë edhe më argëtues sesa Hollyëood-i dhe riviera franceze që konsiderohet vend ideal për të kaluar pushimet. Bëhet fjalë për qytetin Neom, transmeton Telegrafi.
Një hënë artificiale do të ndriçojë qiellin çdo natë, kurse një ishull i stilit Jurassic do t’ju mundësojë vizitorëve të shoqërohen me dinozaurët robotë, shkruan Ëall Street Journal.

Megjithatë në dokumentin 2,300 faqesh të planifikimit thuhet se do të funksionojë 24/7 – që do të thotë se ky qytet futuristik do të ngjajë më shumë me skenat e filmave fanta-shkencë.

Që nga viti 2017, Mohammad Bin Salman i njohur si MBS bashkëpunon ngushtë me ekipet e specializuara sa i përket zhvillimit të vizionit të tij, për qytetin që kushton hiq më pak se 500 milionë dollarë në veriperëndim të Arabisë Saudite.

Gjithashtu planifikohet të zgjidhet edhe problemi i shkretëtirave pasi inxhinierët duan të “mbjellin re” që do të riprodhojnë shiun mbi qytetin Neom. E banorët e ardhshëm të këtij qytetit do të mund të zgjedhin restorantet e tyre të preferuara për të shijuar specialitetet e tyre. Aty do të ndërtohen edhe shkolla elitare, ku nxënësit do të mund të mësojnë shumë nga ligjëratat e profesorëve që do të shfaqen nga vende të ndryshme të botës përmes hologramëve.

“Do të duhej të ishte një qytet i automatizuar në të cilin mund të shohim gjithçka. Kompjuteri do të mund të regjistroj çdo krim që kryhet pa pasur nevojë që ato t’i raportojnë qytetarët”, thuhet në dokumentin e projektit.

Komento: