Prindon Sadriu në këtë mënyrë i komenton kostumet e Presidentes dhe zyrtares amerikane

21:39 | 11 Maj 2022

Prindon Sadriu i komenton kostumet e Presidentes dhe zyrtares amerikane.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në SHBA në vizitë zyrtare, përveç tjerash ka takuar dy herë Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.

Në Kosovë Osmani po kritikohet se nuk arriti të zhvillonte mjaftueshëm takime të rëndësishme atje.

Këtyre kritikëve u është përgjigjur bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Sadriu ka komentuar veshjet e Osmanit dhe Pelosit.

Në të dy takimet ato dalloheshin me ngjyrë të njëjtë kostumesh, dhe kjo u vlerësua nga Sadriu.

“E kaltër dhe rozë. Dy javë diferencë”, shkroi Sadriu

Komento: