Prishtina dhe Gjilani mësojnë kundërshtarët në Evropa Ligë

13:49 | 09 Gusht 2020

Prishtina dhe Gjilnia kanë mësuar kundërshtarët në Evropa Ligë.

Tashmë është hedhur shorti i Evropa Ligës për fazën preliminare të Evropa Ligës, ku pjesë e këtij kompeticion është edhe skuadra e Prishtinës.

“Kryeqytetasit” kanë mësuar kundërshtarin e tyre në fazën e parë të kësaj gare e që do të jetë klubi nga Gjilbraltari, Lincoln Red Imps.

Skuadra vendase do të jetë ajo e Lincoln, pasi është tërhequr e para në short.

Edhe Gjilani mëson kundërshtarin

Tashmë është hedhur shorti për fazën preliminare të Evropa Ligës, ku në këtë kompeticion do të marr pjesë edhe skuadra e Kosovës, Gjilani.

Pra, dy skuadrat tona Gjilani dhe Prishtina do të garojnë në këtë kompeticion të madh.

Skuadra e Gjilanit e ka mësuar kundërshtarin e saj e që do të jetë skuadra e Tre Penne nga San Mario.

Kështu skuadra nga San Marino do të jetë vendase pasi është tërhequr e para në short.

Komento: