Prishtina ‘gjunjëzon’ Ferizajin, e mposht me rezultat 8-1

20:05 | 07 Qershor 2020

Prishtina ka fituar ndaj Ferizajit me rezultat 8-1.

Prishtina ka bërë “kërdi” në “Fadil Vokrri” duke e mposhtur Ferizajin me rezultat 8-1.

Skuadra nga kryeqyteti ishte në ditën më të mirë duke e bërë ligjin ndaj një Ferizaji që sidomos në pjesën e dytë nuk kishin të bëjnë me futboll.

Korenica i kaloi vendasit në epërsi që në minutën e tretë të ndeshjes.

Në minutën e 17-të të ndeshjes,Ibrahimi barazoi rezultatin duke e zënë në befasi Prishtinën.

Por kjo e gjitha çfarë mundën të bëjnë mysafirët në këtë sfidë sa i përket golave.

Në minutën e 30-të Januzi riktheu epërsinë duke shënuar golin e dytë për Prishtinën.

Në pjesën e dytë “Plisat” ishin të frikshëm, ku shënuan edhe gjashtë gola.

Miftaraj shënoi me të filluar ndeshja, në aksionin e parë që iu dha.

Në minutën e 47-të dhe 58-të Korenica shënoi edhe dy gola duke e kompletuar hatrikun e tij.

Gola shënuan edhe Krasniqi (63′), John (69′) dhe Uka (76′) për të vulosur ndeshjen 8-1.

Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në vendin e tretë me 44 pikë, një më pak se Ballkani derisa Ferizaj është në zonën e kuqe me 25 pikë.

Komento: