Prishtina humb, por shkruan historinë dhe kualfikohet tutje në Conference League

22:17 | 29 Korrik 2021

Prishtina ka shkuar historinë në Europa Conference League.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit janë mposhtur 4-2 në sfidën e kthimit në udhëtim, por falë fitores së madhe në ndeshjen e parë, 4-1, ka arritur të që kualifikohet në rrethin e tretë kualifikues të Europa Conference League.

Kjo është një arritje historike për një klub kosovar, që po përpiqet të sigurojë pjesëmarrjen në sezonin e ri 2021/22 në garën e kategorisë së tretë të futbollit evropian.

Skuadra tjetër Kosovare, Drita, luftoi deri në fund me Feynoordin, por pranoi gol në minutën e 90-të, duke humbur 3-2, me crast edhe përfundoi ëndrra evropiane.

Komento: