Prishtina ‘mbolohet’ nga breshri

18:04 | 30 Qershor 2022

Parku në Prishtinë kaplohet nga breshri

Prishtina është kapluar nga një stuhi e fuqishme me të reshura të shiut dhe breshri.

Rreth kësaj, tashmë janë shpërndarë video dhe fotografi të shumta ku shihet se si breshëri ka përfshirë rrugët e qytetit.

Diçka e tillë, siç shihet në fotografi, ka ndodhur edhe në një park të Prishtinës.

Ndryshe, ditëve të fundit moti në Kosovë është karakterizuar me paqëndrueshmëri, vapë të madhe e reshje shiu brenda ditës.

Komento: