Prishtina paralajmëron tërheqjen nga garat, kjo është arsyeja

19:57 | 08 Korrik 2020

Prishtina ka paralajmëruar tërheqjen nga garat.

Klubi Futbollistik Prishtina ka bërë të ditur se 99 për qind do të tërhiqen nga garat.

Ky reagim i klubit nga kryeqyteti vjen menjëherë pas ndeshjes kundër Gjilanit ku Prishtina humbi me rezultat 2:1.

Pas përfundimit të ndeshjes në fushën e gjelbër ndërhyri edhe policia pas tollovisë së krijuar nga të dyja skuadrat.

Në këtë incident është përdorur edhe sprej i kuq në drejtim të trajnerit të FC Prishtinës, Armend Dallku.

Dallku para gazetarëve tha se është gjynah se çfarë ka ndodhur në këtë ndeshje.

“Djersa e futbollistëve po hedhet poshtë. Policia pa nevojë më hodhi sprej, nuk e di arsyen”, ka deklaruar Dallku, përcjell lajmi.net.

“Është gjynah çfarë ka ndodhur, çka ju kanë bërë djemve. Marre ju qoftë”.

Komento: