Prishtina stoliset me flamuj të Kosovës për festën e Pavarësisë

10:33 | 15 Shkurt 2024
prishtina-stoliset-me-flamuj-te-kosoves-per-festen-e-pavaresise

Për nder të 16-të vjetorit të shënimit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sheshet e Prishtinës janë dekoruar me flamuj. Për këtë datë janë organizuar disa aktivitete nga institucionet shtetërore, si homazhe e aktivitete kulturore.

Kjo festë pritet të shënohet në çdo komunë të Kosovës, pasi kanë paralajmëruar edhe aktivitete të ndryshme kulturore.

Ndërsa, disa qytetarë të anketuar nga Ekonomia Online, në sheshet e kryeqytetit mirëpresin vendosjen e flamujve në sheshe dhe rrugë./eo

Komento: