Prishtinasi ia vret qenin një shtetasi të huaj, arrestohet

09:03 | 28 Shkurt 2024
prishtinasi-ia-vret-qenin-nje-shtetasi-te-huaj,-arrestohet

Një shtetas i huaj në Prishtinë ka njoftuar në Polici  se me armë zjarri ishte qëlluar qeni i tij, nga i dyshuari mashkull kosovar.

Lidhur me rastin në cilesinë e dëshmitares është intervistuar një femër kosovare.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë konfiskuar armën, dy karikatorë, disa fishekë si dhe një gëzhojë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Front Online

Komento: