Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për mashtrim e prezantim të rremë, kërkohej me urdhëresë të gjykatës

17:08 | 20 November 2024
prishtine:-arrestohet-i-dyshuari-per-mashtrim-e-prezantim-te-rreme,-kerkohej-me-urdherese-te-gjykates

Është arrestuar në Prishtinë një i dyshuar për mashtrim dhe prezantim të rremë, e i cili po kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dënuar me  burgim, mbi dy vite për ato vepra.

“Sot nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë është arrestuar një person i cili kishte aktive shtatë urdhëresa të gjykatës. XH. P, Mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej  pasi që i njëjti është dënuar me  burgim (mbi dy vite), për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë”.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: