Privimi nga jeta e Qerim Kelemendit, nipi tij tregon një detaj shokues

10:18 | 27 Shkurt 2020

Privimi nga jeta e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelemendit, e ka konfirmuar nipi i tij, Ali Kelemendi.

Ali Kelmendi tha se për vr’asjen e nipit të tij është njoftuar mëngjesin e sotëm, rreth orës katër, raporton sinjali.

“Unë e konfirmoj mixh e kam, e kanë v’ra e kanë djeg në makinë, totalisht është i djegur. Më tutje nuk mundem me të thënë asgjë”, tha Kelemendi .

I pyetur nëse familja ishte në njohuri për ndonjë telashe eventuale që ka mundur ta ketë Qerim Kelemendi, Aliu tha se nuk di asgjë rreth kësaj.

“Nuk i di detajet se unë jetoj në qytet ai në fshat, veç më ka thirrë vëllau ka ora katër e mëngjesit, më tutje nuk di asgjë. Jam shumë i zënë…”, tha ai.

Rasti është cilësuar si ‘vr’asje’, përderisa policia thekson se po bëhet përpjekje maksimale për prangosjen e dorasit.

Komento: