Privohet nga jeta vëllai i lojtarit të njohur të Premier League, dalin detaje rreth rastit

21:43 | 13 Korrik 2020

Është privuar nga jeta vëllai i lojtarit shumë të njohur të Premier League.

Gazeta e njohur britanike “The Sun” raporton se në orët e para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar me mjete zjarri në Francë, Christopher Aurier.

Viktima vëllai i yllit të njohur të Tottenham, Sergie Aurier.

Nuk dihen shkaqe që ka çuar deri tek ngjarja, mirëpo raportohet se kryesi i veprës ka shkrepur disa plumba në trupin e Christopher në mëngjesin e sotëm në Toulouse.

Ai vdiq më pas në spital.

Christopher ka qenë poashtu futbollist, ndërsa këtë edicion po luante në ligën e tretë franceze tek skuadra Rodeo.

Christopher Aurier njihej si person problematik.

I ndjeri në vitin 2017 ishte arrestuar pasi kishte grabitur një pros.titutë.

Komento: