Problemet me Doping, kombëtarja e njohur përjashtohet nga Euro 2020?

11:56 | 21 Nëntor 2019

Kombëtarja e madhe pritet të përjashtohet nga ‘Euro 2020’.

Rusia mund të përjashtohet nga Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm dhe Kampionati Evropian në futboll pasi Agjencia Botërore e Anti-Doping pritej të rekomandojë për anomalitë që nuk ishin në përputhje në rezultatet e testimit.

Komiteti ekzekutiv i Ëada do të takohet më 9 dhjetor për të marrë në konsideratë rekomandimin e një organi të pavarur, i cili gjeti shumë parregullsi në paraqitjet e sportistëve rusë që prej vitit 2012 deri në vitin 2015.

Nëse ekzekutivi pajtohet me gjetjet, Rusia jo vetëm që mund të marrë një ndalesë nga pjesëmarrja në ngjarje të mëdha sportive, por gjithashtu i hiqet e drejta e pritjes, përfshirë stadiumin e St Petersburgut si një vend në Euro 2020, transmeton lajmi.

Të dhënat, objekt i inspektimit nga CRC, kanë të bëjnë me një periudhë nga janari 2012 deri në gusht 2015.

Të dhënat u morën nga Ëada në fillim të këtij viti dhe nuk tregojnë aspak rezultate pozitive. Rusia mund të dërgojë një arsyetim deri në vendimin e Komitetit,

Në rast se vendimi është pohues, e gjithë çështja do t’i takojë Gjykatës së Arbitrazhit sportiv në Lozanë, e cila më pas do të vendosë nëse rusët mund të marrin pjesë në këto dy evenimente sportive.

Nëse Rusia përjashtohet, kombëtarja që pritet ta zëvendësojë është Skocia, e cila u rendit një pozitë më poshtë se ata në grupin kualifikues.

Komento: