Procedohet në Kuvend vendimi i Qeverisë për masat e emergjencës

22:29 | 24 Dhjetor 2021

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka njoftuar se ky komision ka mbajtur takim në të cilin ka shqyrtuar propozim-vendimin e Qeverisë, për masat e emergjencës për krizën energjetike, dhe e proceduan për në seancën e radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Shala ka shkruar në Facebook se më në fund Qeveria ka filluar të reflektojë, dhe po orvatet që të kthejë ligjshmërinë e veprimeve të saj në relacion me krizën energjetike të vendit.

“Fatkeqësisht, të gjitha vendimet, transaksionet dhe importet në këtë periudhë krize, janë kryer në mënyrë të paligjshme. Pas ngritjes së shqetësimit tonë, dhe propozimit që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe emergjente me legjislacionin në fuqi, në fushën e energjisë, Qeveria sonte në orët e vona morri këtë vendim. Kjo dëshmon atë që ne e kemi ngritur si çështje dhe shqetësim, për paaftësinë e Qeverisë që të përballet me sfidat”, ka shkruar ai.

Komento: