Programet e trajnimit dhe dieta – si po e udhëhqe Pioli Milanin nga distanca

12:35 | 21 Mars 2020

Për shkak të koronavirusit shumë liga janë suspenduar. Madje ekipet kanë vendosur që t’i suspendojnë edhe stërvitjet duket ju kërkuar lojtarëve të tyre që të stërviten në shtëtpitë e tyre.

Kjo gjendje ka prekur edhe ekipin e Milanit.

Kjo padyshim që ka ndryshuar situatën për Stefano Pioli dhe lojtarët e tij kuqezinjve.

Ashtu si skuadrat e tjera, lojtarët e Milanit po punojnë për të qëndruar në formë në shtëpi, duke bërë çmos në rrethanat.

Gazzetta Dello Sport njofton se stafi i Pioli i ka siguruar secilit lojtar një program individual stërvitje, përcjell ORAinfo.

Seanca të forta, vrapimi dhe ruajtja e ekuilibrit të muskujve.

Sigurisht, është e mundur që lojtarët të bëjnë ushtrime në dysheme dhe me makina kardio.

Sa i përket ushqimit, konsumi i perimeve dhe frutave rekomandohet shumë.

Vitaminat, mineralet dhe uji janë thelbësore, ndërsa ushqimi i përpunuar është diçka nga e cila duhet të qëndrojnë larg.

Për më tepër, ‘pushimi’ i zakonshëm në javë është hequr dhe Pioli beson profesionalizmin e lojtarëve për të mbajtur stërvitjen e vështirë nga shtëpia. /ORAinfo/

Komento: