Programi i shkollës verore

15:42 | 12 Korrik 2019

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon kampin dhe shkollën verore për fëmijët nga diaspora.

Të dy projektet do t’u mundësojnë të rinjve nga diaspora të krijojnë lidhje të reja shoqërore.

Gjatë qëndrimit në vendlindje, nxënësit do të kenë aktivitete të shumta me tema të ndryshme në funksion të edukimit të tyre, që t’ua forcojë edhe më shumë ndjenjën e dashurisë dhe të respektit për vendin dhe për njerëzit.

Programi i kampit/shkollës verore

Programi do të jetë interaktiv dhe do të përmbajë:

aktivitete socializuese;

mësimi joformal (përmes aktiviteteve dhe strategjive bashkëkohore të mësimdhënies);

vizita njohëse të monumenteve historike, kulturore dhe bukurive natyrore;

aktivitete sportive;

mbrëmje zbavitëse me muzikë.

Koha e mbajtjes

20 deri më 24 korrik 2019 – kampi veror;

5 deri më 9 gusht 2019 – shkolla verore.

Komento: