Prokurori: UÇK ndalonte njerëz edhe pas marrëveshjes së Kumanovës

14:26 | 03 Prill 2023

Prokurori tjetër i ZPS-së më tej paraqiti në pika të shkurtra disa nga pikat kyçe nga aktakuza që kishte të bënte me ndalimet e kryera nga UÇK-ja.

Sipas tij, një prej këtyre rasteve ishte ai i ndalimit në fshatin Qirez të Skenderajt të 13 personave nga që vini nga parti institucionaliste, me arsyetimin se “ishin parti përçarëse dhe kundër luftës çlirimtare dhe po vinin në rrezik statusin politik të Kosovës”.

Prokurori tha se provat do të tregojnë se atyre, Hashim Thaçi u ka thënë se UÇK-ja nuk e njihte Parlamentin e Kosoëvs dhe u kërkoi atyre të heqnin dorë nga postet e tyre e gjithashtu edhe nga Rugova.

Prokurori më tej paraqiti edhe emra të personave të tjerë që sipas tij, janë ndaluar nga Policia Ushtarake e UÇK-së.

Prokurori tha se në shtëpinë e Jakup Krasniqit është gjetur një lloj urdhëri që tregon për ndalimin e Jakup Kastratit nga Turjaka dhe Cen Deskut nga Siçeva.

Prokurori paraqiti dëshmi që sipas tij kishin Sektori i Kundërzbulimit dhe Policia Ushtarake, dhe ata u ndaluan edhe pas marrëveshjes në Rambuje, por edhe pas marrëveshjes së Kumanovës.

Ai tha se ka raporte të UNMIK-ut e KFOR-it e të tjera që UÇK-ja nuk po respektonte marrëveshjen e demobilizimit dhe ushtarët e tyre po ndalonin paligjshëm serbë dhe civilë të tjerë.

Prokruroi tha se ndërkohë që të akuzuarit kanë punuars ë bashku për të cuar objektivat e përbashkët, në mënyrë të vazhdueshme kanë inkurajuarvartësit ë tyre të zbatojnë këto vendime.

Komento: