Prokuroria kërkon paraburgim ndaj një personi për rastin “Brezovica”

15:42 | 13 Shtator 2022

Arrestohet edhe një person në rastin “Brezovica”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi për rastin “Brezovica”.

Kështu ka njoftuar prokuroria, duke njoftuar se bëhet fjalë për A.Sh. i cili ndodhet në ndalim që nga 12 shtatori.

Ai dyshohet se në vitin 2018 ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

“I pandehuri A.Sh., ndodhet në ndalim që nga data 12 Shtator 2022, ndërsa, sot, ndaj tij, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në vitin 2018 në bashkëkryerje ka kryer veprën veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 paragafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Komento: