Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj sekretarit të AKR-së, Vesel Makollit: Unë lidhje nuk kam me atë punë

13:06 | 11 Qershor 2024
prokuroria-speciale-ngre-aktakuze-ndaj-sekretarit-te-akr-se,-vesel-makollit:-une-lidhje-nuk-kam-me-ate-pune

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër ndaj tetë zyrtarëve të Ndërrmarrjes Publike Banesore, raporton FrontOnline.

Sipas aktakuzës, ata dyshohen për keqpërdorime në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB).

Siç mëson FrontOnline nga burimet e saja, në mesin e personave që Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë është edhe Vesel Makolli, aktualisht sekretar i AKR-së.

Se ka aktakuzë, për FrontOnline e ka konfirmuar edhe vetë sekretari i AKR-së, Vesel Makolli, por që thotë se nuk e ka pare akoma.

‘’Nuk e kam parë akoma aktakuzën’’ shprehet ai.

Ai thotë se ka qenë i zgjedhur nga Kuvendi Komunal i Prishtinës për anëtar të NPB-së, por se ndërmarrjen e kanë mbikëqyrë ish-anëtarët e PSD-së dhe se thotë që nuk ka lidhje me këtë.

‘’Unë kam qenë asamblist, ne kemi qenë të zgjedhur nga Kuvendi Komunal për anëtarë të NPB-së, por ndërmarrjen e kanë mbikëqyrë këta të PSD-së (të Shpendit), unë apsolut nuk di, ajo ka qenë për investim publiko-privat, dhe ka qenë e natyrshme me e përkrah, por çka është punuar aty nuk jap përgjegjësi sepse na kanë thënë se është gjithçka në rregull nga ana juridike. Lidhje në një far forme nuk kam” tha Makolli për FrontOnline.

FrontOnline, ka provuar të merr përgjigjie për këtë çështje edhe nga Prokuroria e Shtetit, por nuk janë përgjigjur përkundër tentimit tone për të marr përgjigjie.

Përveç tij, në mesin e të akuzuarve janë edhe ish-kryeshefi i NPB-së, Hajdar Hoxha, ish-aksionarët e NPB-së, Xhevdet Leci ,Dren Kukaj, Bekim Pireva, Genc Sherifi, Lendita Mekuli Myderrizi, Arbnora Jashanica/FrontOnline/

Komento: