Pronarët e operatorit që dyshohet se i mori 2 mln euro nga Thesari, në arrati

17:38 | 21 Tetor 2020

Personi i arrestuar në lidhje me zhdukjen e dy milionë eurove nga Thesari i shtetit, është Labinot Gruda, zyrtar që në këtë institucion punon tash e 11 vjet, kanë bërë të ditur burime të KOHËS.

Ndërkohë burimet tregojnë se operatori ekonomik që ka përfituar nga ky transferim i paligjshëm i mjeteve është LDA Group SH.P.K. ,e seli në Llapushnik, pronarët e të cilit, K.SH. e V. SH. janë në arrati.

Gjatë ditës për këtë çështje, mbajti konferencë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. Ajo tha se pavarësisht këtij skandali, buxheti i shtetit është i sigurt.

Komento: