Propozim i ri nga Serie A për vazhdimin e sezonit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Propozim i ri nga Serie A për vazhdimin e sezonit

10:41 | 18 Prill 2020

Koronavirusi ka bërë që shumë liga të futbollit t’i pezullojnë ndeshjet e tyre.

Serie A mund të rikthehet për të vazhduar sezonin, por jo në kushte normale.

Kampionati italian i futbollit ndeshjen e fundit ka zhvilluar më 8 mars, kur Juventus mposhti 2:0 Interin.

Që atëherë, kampionati mbetet i pezulluar, dhe ka pasur disa indikacione për rikthimin e tij ditëve të fundit.

Kryesori i shëndetësisë italiane, Walter Ricciardi, ka konfirmuar se ka një propozim që ndeshjet e Serie A të luhen në qendër të jugut të Italisë, përcjell lajmi.

Veriu i Italisë, vazhdon të jetë një epiqendër e pandemisë, ndërsa zonat në qendër dhe në jug, janë të prekur në një shkallë më të vogël.

Pas 26 xhirove në Serie A, Juventus kryeson me 63 pikë, e ndjekur nga Lazio me 62 dhe Inter 54.

Komento: