Propozimi i Shpend Ahmetit: Nëse Kosova mbyllet për një javë do të ngadalësohej përhapja e COVID-19

21:32 | 19 Nëntor 2020

Kosova po vazhdon të përballet me përhapjen e koronavirusit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë që më mirë është që Kosova të mbyllet për një javë sesa kjo mbyllje që po bëhet nga ora 19:00.

Ahmeti tha se nëse Kosova mbyllet për një javë atëherë do të ndikonte që numri i të infektuarve të bie.
“Masat duhet të vlejnë për krejt Kosovën, e ta mbyllim krejt vendin për një javë në mënyrë që të ngadalësojmë përhapjen”, tha Ahmeti në Rubikon.

Ai masat të cilat janë aktualisht në fuqi i vlerëson si “hajgare” dhe të “kota”

Komento: