Protestë në Podujevë – Mjekët kërkojnë lirimin e Ibrahim Hotit

11:09 | 16 Prill 2021

Një ditë pas publikimit të videos, arrestimit dhe ndalimit të mjekut nga Podujeva, Ibrahim Hoti, i cili nuk i kishte ofruar shërbim një pacienti të moshuar kanë ardhur reagime të shumta.

Në qendër të Podujevës, kolegët mjek të Hotit, kanë dal në protestë duke kërkuar lirimin e menjë hershëm të tij.

“Deri në lirimin e dr Ibrahim Hotit. Nuk lëvizim nga kërkesa jonë”, ka shkruar Hasan Asllani në fotografinë e publikuar nga protesta.

Praprakisht, reagoi Oda e Mjekëve dhe “Shëndetësia e Bashkuar Kosovare”, duke e quajtur arrestimin e mjekut, “kidnapim diktatorial”.

Komento: