Protestohet sot në Prishtinë kundër Asociacionit

10:04 | 31 Janar 2023

Sot protestohet në Prishtinë kundër Asociacionit.

Përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje sot do të protestojnë kundër presionit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Protesta do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në orën 12:00, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se të hënën Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo përkundër presionit ndërkombëtar, kryeministri Albin Kurti është duke refuzuar që ta themelojë Asociacionin me arsyetimin se një gjë e tillë do ta pengonte funksionalizimin normal të shtetit të Kosovës.

Komento: