Protestojnë fermerët, nisen drejt Ministrisë së Bujqësisë me 200 traktorë

10:24 | 23 Shtator 2021

Fermerët nisen drejt Ministrisë së Bujqësisë me 200 traktorë.

Fermerët dhe bujqit e Kosovës pritet të protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë.

E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e kritereve për subvencione që janë vendosur nga kjo ministri.

Në orët e para të mëngjesit, qindra traktorë janë nisur drejtë Prishtinës nga të gjitha anët e Kosovës për të protestuar.

Bujqit kanë njoftuar se me rreth 200 mjete bujqësore do të protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë.

Komento: