Provoi t’i ikte policisë austriake me motoçikletë, ja ҫfarë ndodhi me 15-vjeçarin kosovar

17:10 | 29 Maj 2020

15-vjeçari kosovar provoi t’i ikte policisë austriake me motoçikletë.

Një djalë 15-vjeçar me banim në Linz provoj të iu ikte policisë me motoçikletën e tij.

Falë një polici tjetër, kosovari u ndalua shpejt.

Ai tha se nuk kishte patentë shoferi dhe se motoçikletën ia kishte vjed’hur babait të tij.

Të hënën e kaluar, më 25 maj, në orën 17:15 pasdite, një patrullë policie, në Afritschëeg, vëren se si një motoçiklist dëshiron të përdorte trotuarin për ngasje.

Kur 15-vjeçari pa patrullën e Policisë, provoi të ikte dhe t’u shmangej atyre.

Më të vërejtur, zyrtarët policorë ndezën alarmin dhe ndoqën pas motoçiklistin.

Pak metra me larg ai u ndalua.

Djaloshi kosovar u kishte thënë policisë austriake se ai nuk posedonte leje të qarkullimit për ngasje të motoçikletës dhe të njëjtën e kishte vjedhur nga babai i tij.

Policia gjithashtu zbuloi se targa e bashkangjitur ishte shpallur për kërkim.

Djali u mor në pyetje nga inspektorati i policisë në Ebelsberg.

Komento: