PSD i heq flamujt e Kosovës te qeveria, i vendos disa të tjerë të bardhë: Kurti është dorëzuar

15:06 | 25 Mars 2023

Ka nisur protesta e PSD-së kundër Asociacionit.

Në të po marrin pjesë anëtarët e PSD-së, përfshi edhe kryetarin Dardan Molliqaj.

Derisa protestës i janë bashkuar edhe Nisma për Kosovë.

Pas ecjes që e kanë bë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek Qeveria, aktivistët e Molliqajt i kanë hequr flamujt e Kosovës, dhe i kanë vendos disa të tjerë të bardhë.

Molliqaj tha se me vendosjen e tyre, tregojnë se Albin Kurti është dorëzuar.

Komento: