PSD-ja u vendos medalje “Deputet i Zajednicës” ministrave dhe deputetëve të VV-së

11:36 | 03 Nëntor 2023
psd-ja-u-vendos-medalje-“deputet-i-zajednices”-ministrave-dhe-deputeteve-te-vv-se

Aktivistë të PSD-së janë duke zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, raporton Front Online.

Ata po presin deputetët e pushtetit dhe ministrat duke hyrë në Kuvend dhe po iu vendosen ato që po i quajnë medalje e në të cilat shkruan “Deputet i Zajednicës”.

Këto medalje ia kanë vendosur ministrit Elbert Krasniqi, ministrit Hekuran Murati dhe deputeti Sali Zyba.

Aktivistët e PSD-së po presin ende para Kuvendit për të vazhduar me aksionin./Front Online/

 

 

 

 

Komento: