PSD me aksion tek sheshi “Skënderbeu”, në kohën kur Lajçak do t’ia mësyjë Qeverisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

PSD me aksion tek sheshi “Skënderbeu”, në kohën kur Lajçak do t’ia mësyjë Qeverisë

13:24 | 27 Qershor 2022

Në kohën kur Lajçak do t’ia mësyjë Qeverisë, PSD me aksion tek sheshi “Skënderbeu”.

Zyra për media e PSD-së së Dardan Molliqajt do të mbaj sot një aktivitet pranë Teatrit Kombëtar tek sheshi “Skënderbeu”.

Siç kanë konfirmuar nga kjo parti, aktiviteti do të mbahet në orën 14:00, kohë kjo që rastis të jetë e njëjtë me atë kur emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, do t’ia mësyjë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

“Sot, me datën 27 qershor (e hënë), duke filluar nga ora 14:00, PSD do të mbajë aktivitet pranë Teatrit Kombëtar, në sheshin “Skënderbeu””, thuhet në njoftimin e PSD-së, raporton Express.

Nga zyra për media e kryeministrisë kanë njoftuar se takimi Kurti-Lajçak do të mbahet në orën 14:30.

Miroslav Lajcak vjen në Kosovë pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për punën e energjisë në veri të Republikës së Kosovës dhe gjithashtu edhe pas një zhgënjimi të madh të kosovarëve me zhvillimet në takimin e fundit të Këshillit Evropian, ku s’u morr kurrfarë vendimi për punën e liberalizimit të vizave.

Komento: