Pse çdo ditë e më shumë, prindërit po mbulojnë fytyrat e fëmijëve në media sociale?

21:06 | 21 Korrik 2021

Gjithnjë e më shumë, prindërit, duke përfshirë të famshmit, po turbullojnë ose mbulojnë fytyrat e fëmijëve të tyre në fotografi, para se t’i postojnë ato në mediat sociale. Të tjerët po i tregojnë fëmijët vetëm nga mbrapa ose nuk i tregojnë fare.

Në korrik të këtij viti, modelja Gigi Hadid, me anë të një postimi në mediat sociale u kërkoi paparacëve, shtypit dhe fansave të saj të mjegullonin fytyrën e vajzës së të vogël në fotografi. Në shënimin e saj Gigi shpjegoi se përpiqet të bëjë më të mirën, që të mbrojë fëmijën e saj duke mos ia shfaqur fytyrën.

“Ju e dini që ne kurrë nuk kemi ndarë me qëllim fytyrën e vajzës sonë në mediat sociale. Dëshira jonë është që ajo të mund të zgjedhë se si ta ndajë veten me botën, kur të jetë më në moshë dhe që të mund të jetojë një fëmijëri sa më normal të jetë e mundur, pa u shqetësuar për një imazh publik që nuk ka zgjedhur”,tha Gigi, transmeton klankosova.

Mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve u kanë bërë thirrje prindërve që të mendojnë dy herë para se të ndajnë informacione për fëmijët e tyre, përfshirë fotografitë. Ekspertët besojnë se është e rëndësishme të pyeten fëmijët nëse duan që fotografitë e tyre të ndahen me botën apo jo. Këto biseda, sipas tyre do t’u japin fëmijëve ndjenjën e nevojshme të autonomisë, respektit dhe mbështetjes prindërore, raporton Brightside.com, transmeton Klankosova.tv.

Një arsye tjetër është se asnjëherë nuk dihet se kush do t’i shikojë fotot e fëmijëve ose se si do të përdoren ato. Fatkeqësisht, ka njerëz në internet që mund të dëmtojnë fëmijët.

Komento: