Pse Inter dhe Juventus po insistojnë për Kumbullën?

22:24 | 08 Qershor 2020

Interi dhe Juventusi po shprehin interesim të madh për Marash Kumbullën.

E ardhmja e Marash Kumbullës është kthyer në temë dite në Itali, me mediat që vazhdojnë të shkruajnë se Juventusi ka kaluar në “pole position” për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar nga Hellas Verona.

Atë e duan shumë klube, por duket se sezonin e ardhshëm do të luajë sërish në Serie A, ose te Interi ose te Juventusi.

Rivalët e përjetshëm kanë hyrë në luftë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare që para se të ndërpritje futbolli për shkak të pandemisë, po bënte paraqitje mbresëlënëse.

Bashkë me Amir Rrahmanin, ai ka qenë shtylla në mbrojtjen e Veronës, duke ndihmuar skuadrën që të marrë rezultate vërtetë mbresëlënëse në sezonin e parë pas rikthimit në Serie A.

Verona aktualisht renditet në pozitën e tetë me 35 pikë të grumbulluara, vetëm katër pikë larg ëndrrës evropiane.

Se përse Interi, Juventusi dhe shumë klube tjera e duan 20 vjeçarin shqiptar, tregon më së miri edhe video më poshtë në sezonin e tij debutues në Serie A.

https://www.youtube.com/watch?v=R8_2ekrMHCw&feature=emb_title

https://www.youtube.com/watch?v=tBpwY_489ww&feature=emb_title

Komento: