Pse largime të papritura nga Arsenali në këtë verë

15:56 | 09 Maj 2021

Edhe pse ende nuk ka përfunduar, sezoni i tanishëm (2020/21) doli të jetë më i dobëti te Arsenali, shkruan Zeri.info.

Përveç se do e mbyll sezonin pa trofe, skuadra londineze nuk do marrë pjesë në garat evropiane në sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht presionit, pronari i klubit Stan Kroenke raportohet se do e mbështesë trajnerin, Mikel Artetan.

“The Telegraph” raporton se Arteta është duke planifikuar ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm.

Nga “Topçinjtë” raportohet se gjatë verës do largohen Calum Chambers, Hector Bellerin, Eddie Nketiah, Alexandre Lacazette dhe David Luiz.

Mbetet të shihet në verë se cili do jetë destinacioni i këtyre futbollistëve dhe se cila do jenë përforcimet e klubit.

Komento: