
Zbulohet arsyeja pse Qeveria po lë dritat ndezur.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka zbuluar arsyen përse në Qeveri po rrinë dritat ndëzur anipse në krizën energjetike që ndodhet Kosova është bërë apel vazhdimisht të kursehet.
Murati, përmes një postimi në Facebook ka reaguar duke thënë se ‘’po punon dikush.’’
Ai tutje ka treguar edhe për çfarë po punohet.
Murati tha se një pjesë e stafit të Thesarit po punon me orar shtesë për shtesat që janë premtuar.
‘’ Po, punon dikush! Një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat e subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri. Ju lutem kursejeni energjinë elektrike’’, shkroi Murati.
Kujtojmë se nga Qeveria ditëve të fundit është bërë thirrje për kursim të energjisë, duke pasur parasysh krizën në të cilën po kalon Kosova, por nuk kanë qenë të pakta rastet kur vetë ministrat nuk kanë kursyer rrymën, duke lënë dritat ndezur në pikë të ditës