Pse zgjodhi Man Utd para Man Cityt, Van Persie tregon arsyen

19:42 | 13 Maj 2020

Van Persie ka treguar se pse zgjodhi Man Utd para Man Cityt.

Ish sulmuesi i Arsenal, Robin van Persie ka zbuluar se Sir Alex Ferguson ishte faktori vendimtar në vendimin e tij për t’iu bashkuar Manchester United në vend të Manchester Cityt ose Juventusit.

Holandezi iu bashkua ‘Djajve të Kuq’ nga rivalët e Arsenal në një marrëveshje prej 25 milionë euro në vitin 2012, duke udhëhequr atë drejt titullit të 20-të të Premierligës, ku shënoi 26 gola në sezonin e parë në ‘Old Trafford’.

Van Persie që atëkohë tek Arsenal kishte hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës, po kërkohej edhe nga Manchester City dhe Arsenal.

“Ferguson bëri diferencën në vendim tim për të zgjedhur Manchester United”, ka deklaruar Van Persie.

“Për shkak të mënyrës sesi menaxhon, historitë që kam dëgjuar dhe shkaku i lojtarëve që ishin atje”.

“Unë më të vërtetë doja të fitoja dhe kur shikoja atë ekip me Giggs, Carrick, Scholes, Vidic, Ferdinand, të gjithë ishin fitues, ata fituan të gjitha”.

Komento: