PSG e lë më ‘gishta në gojë’ Milanin, e transferon lojtarin e shumëkërkuar

17:57 | 19 Shtator 2020

Nuk është sekret që Milani ka qenë i interesuar për tranferimin e Tiemoue Bakayoko gjatë kësaj vere në San Siro.

Mirëpo ata nuk kanë arritur të sigurojnë ende blerjen e tijdhe tani lojtari po i vlerëson opsionet e tjera.

Është PSG që është hedhur në aksion për sigurimin e shërbimeve të yllit francez, përcjell ORAinfo.

Paris Saint-Germain i është bashkuar garës pasi drejtori sportiv Leonardo vlerëson cilësitë e lojtarit.

Ai madje ka filluar kontakte me njerëzit e afërt të Bakayoko dhe mbetet të shihet se ku do të përfundojë ky interesim.

Kujtojmë që Bakayoko ka një kontratë me Chelsea deri në vitin 2022, por nuk është në planet e Frank Lampard dhe largimi i tij nga klubi anglez gjatë kësaj verë është i pashmangshëm. /ORAinfo/

Komento: