PSG gjen zëvendësuesin e Mbappes

18:12 | 17 Tetor 2021

Robert Lewandowksi i Bayern Munich dhe ylli i Borussia Dortmund Erling Haaland janë në listën e ngushtë të transferimeve të Paris Saint -Germain për vitin 2022 raporton, Le 10 Sport.

Gjigantët francezë janë të etur për të rritur rangun e tyre sulmues vetëm në rast se Kylian Mbappe largohet nga klubi mes interesimit të raportuar nga Real Madrid,përcjell ORAinfo.

Lewandowski dhe Haaland janë në krye të listës së PSG, por sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic është gjithashtu në shqyrtim./ORAinfo/

Komento: