PSG-ja ia ka ‘vënë syrin’ yllit të Milanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

PSG-ja ia ka ‘vënë syrin’ yllit të Milanit

23:02 | 26 Dhjetor 2019

Ylli i Milanit drejt PSG-së?

Paris Saint Germain dëshiron shërbimet e yllit të Milan.

Skuadra kampione e Ligue 1, PSG, dëshiron të bëjë një lëvizje të madhe në merkaton e janarit.

Në listën e dëshirave të parisienëve ka përfunduar edhe anëtari i Milan dhe reprezentuesi i kombëtares së Brazilit, Lucas Paqueta.

Kësisoj, Milan dhe PSG janë në bisedime për një shkëmbim të mundshëm të lojtarëve, sipas raportimeve të medieve italiane.

PSG ka ofruar 8 milionë si dhe shërbimet e Julian Draxler, për të siguruar Lucas Paqueta.

Të dy klubet dëshirojnë një marrëveshje të tillë, por me gjasë PSG duhet të rris shumën e parave të ofruara. 

Komento: