PSG jep lajmin e keq për tifozët e Ramosit

13:40 | 27 Korrik 2021

Skuadra e Paris Saint Germain duhet të presë për të parë Sergio Ramosin në fushë.

Skuadra franceze, Paris Saint Germain do të përballet me Sevillan në kuadër të një miqësore parasezonale.

Në këtë miqësore pritej të debutonte ish-kapiteni i Real Madridit dhe ish-futbollisti i Sevillas, Sergio Ramos.

Por, megjithatë parisienët kanë konfirmuar që Ramos nuk do të jetë pjesë e këtij takimi shkaku i rekuperimit nga lëndimi.

Ramos nuk figuron në listën e të ftuarve nga trajneri Maurizio Pocchetino dhe duhet të presë edhe pak për të debutuar me nënkampionin e Francës.

Komento: