PSG merr këtë vendim për Neymarin?

23:36 | 20 Mars 2020

Po vazhdon të përflitet për një largim të mundshëm të Neymarit nga PSG-ja.

Paris Saint Germain dhe Neymar kanë akoma shumë për të negociuar.

Skuadra e PSG nuk i ka ofruar akoma rinovimin e kontratës yllit të skuadrës, Neymar JR.

‘Le10Sport’ shkruan se PSG e Neymar kanë qenë në bisedime për kontratën e re, por klubi akoma nuk ka bërë ofertën.

Ylli brazilian, si çdo herë kur afron merkatoja, lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra aktuale. Emri i tij lidhet me Barcelonën, por PSG po punon që ta bindin lojtarin të qëndrojë.

Neymar akoma nuk ka pranuar ofertë, dhe kështu dy palët janë akoma larg një marrëveshje.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do ta shfrytëzojë këtë situatë dhe të sigurojë kartonin e brazilianit.

Komento: