PSG për herë të tretë shpallet kampion i Ligue 1

15:22 | 30 Prill 2020

Rreziku nga koronavirusi ka bërë që Liga 1 franceze të përfundoj para kohe kampionatin.

Federata e Futbollit të Francës ka njoftuar në fillim të javës se sezoni 2019-2020 është pezulluar.

Tash sipas L’Equipe, Paris Saint-Germain është shpallur sot kampion, pasi që ka qenë duke prirë me 12 pikë para Marseille.

Kjo nënkupton se PSG është shpallur kampion për herë të tretë radhazi.

Komento: