PSG po shet Cavanin, ia cakton këtë çmim

20:03 | 31 Dhjetor 2019

PSG ia cakton çmimin Edison Cavanit.

Përkundër gjithë emrave që janë gjenden në axhendën e Atletico Madrid, e vërteta është se skuadra nga ‘Ëanda Metropolitano’ është duke punuar vetëm në Edinson Cavani.

Sipas gazetës franceze ‘Le Parisien’, tashmë ka pasur biseda mes dy klubeve për uruguaianin.

PSG i ka bërë të qartë Atletico Madridit se duhet të paguajnë deri në 10 milionë euro nëse dëshirojnë transferimin Cavanit, përcjell lajmi.net.

Raportohet gjithashtu se edhe dëshira e Cavanit është që t’i bashkohet Atletico Madridit.

Sulmuesi është i bindur nga projekti i Simeones, dhe së bashku me Alvaro Moratan dhe Joao Felix, pritet të formojnë një treshe të madhe për fazën e sulmeve.

Komento: