PSG transferon yllin francez për 50 milionë euro

23:47 | 30 Gusht 2023

Paris Saint Germain ka arritur marrëveshje me skuadrën e Lyonit për transferimin e futbollistit Bradley Barcola.

Transferimi i sulmuesit 20-vjeçar do t’i kushtoj PSG-së, 45 milionë euro plus 5 milionë bonuse.

Francezi dhe agjenti i tij Jorge Mendes kanë rënë dakord për kushtet personale gjatë muajit qershor.

Barcola do të udhëtoj sonte drejt Parisit ndërsa testet mjekësore janë rezervuar për ditën e enjete.

Komento: