PSG vihet pas dyshes së Interit

12:18 | 23 Shtator 2020

PSG-ja pas dyshes së Interit.

Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim për dyshen e Interit, Marcelo Brozovic dhe Radja Nainggolan, të cilët pritet të largohen nga San Siro para 5 tetorit.

Për Nainggolanin flitet se mund të kthehet në Cagliari, ku e kaloi në huazim sezonin 2019/20, por sipas mediave italiane 32-vjeçari pëlqehet nga kampioni francez.

Por përveç tij, PSG-ja thuhet të ketë shfaqur interesim edhe për mesfushorin tjetër zikaltër, Brozovic, i cili është në listën e shitjeve.

Pavarësisht se ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për fanellën zikaltër për një kohë të gjatë, Brozovic është nxjerrë në treg nga Interi.

Trajneri i Interit Antonio Conte dëshiron të shesë për të mbledhur të holla për blerjen e mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante.

Komento: